Kryetari i Komunës, Fadil Nura priti në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti

Kryetari i Komunës, Fadil Nura, bashkë me drejtorët Driton Mulaj dhe Alban Berisha, ku ishte i pranishëm edhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Mërgim Lushtaku, kanë pritur të hënën në takim kryetarin e Këshillit të Bashkësisë Islame në Skenderaj, Ibrahim Hoti me bashkëpunëtorë, ku është diskutuar për fillimin e punimeve për ndërtimin e një xhamie të re në Skenderaj.

Siç u bë e ditur në takim, ndërtimi i xhamisë vije si rezultat i kërkesës së KBI-së dhe besimtarëve islam, por edhe për shkak të rritjes së qytetit të Skenderaj si në aspektin demografik ashtu edhe në atë urbanistik.

“Lajm i mirë në muajin e madhërishëm të Ramazimit, fillimi i ndërtimit të një xhamie të re në qytetin tonë, si përgjigje e kërkesave të besimtarëve islam, Këshillit të Bashkësisë Islame dhe nevojës nga rritja në vazhdimësi e qytetit të Skenderajt.

Sot me udhëheqësit e KBI-së, me kryeimamin Ibrahim Hoti, bashkëpunëtorët e tij dhe deputetin e Parlamentit të Kosovës, Mergim Lushtaku, për të diskutuar në hollësi këtë projekt dhe me të cilët jemi përcaktuar edhe për lokacionin e dedikuar sipas Hartës Zonale, ku do të ndërtohet një xhami e bukur!”, ka deklaruar pas takimit kreu i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …