Kryetari i komunës së Deçanit merr këtë Vendim

Në bazë të nenit 13 dhe 58 të Ligjit 03/L-40 për Vetëqeverisje Lokale, publikuar në Gazetën Zyrtare të Republikës së Kosovës, në pajtim me nenin 1.6,1.8 dhe 1.9, vendimin e datës 13.03.2020 dhe vendimin e datës 15.03.2020 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Kryetari i komunës së Deçanit merr këtë:

V E N D I M

Për shkak të rrethanave të krijuara nga “Corona virusi” ( COVID -19) dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate Kryetari i Komunës se Deçanit merr këtë vendim:

  1. Ndalohet veprimtaria e të gjitha kompanive ndërtimore dhe depove të materialit ndërtimor që veprojnë në territorin e komunës së Deçanit, deri në një vendim tjetër.

  2. Vendimi hyn në fuqi menjëherë dhe vlen deri në një vendim tjetër.

  3. Ju faleminderit për mirëkuptimin së bashku do ta tejkalojmë situatën.

             NJOFTIM

  • Për shkak të rrethanave të krijuara nga “Corona virusi” ( COVID -19) dhe me qëllim të tejkalimit të kësaj situate, Kryetari i Komunës së Deçanit Bashkim Ramosaj, njofton të gjithë qytetarët se Institucioni Komunal kryen këto shërbime deri në një njoftim të ri:

  1. Zyra e kryetarit- me staf të reduktuar

  2. Administrata komunale – me staf të reduktuar

  3. Shërbimet publike – me staf të reduktuar

  4. Drejtoria e shëndetësisë – me staf të kompletuar

  5. Drejtoria për Inspeksion- me staf të kompletuar

  6. Drejtoria e financave – me staf të reduktuar, ndërsa ankesat për tatimin në pronë nuk pranohen deri në një vendim të ri.

  7. Drejtoria për Gjeodezi, Kadastër dhe pronë- nuk punojnë

  8. Drejtoria për Urbanizëm dhe Planifikim Hapësinorë – nuk punojnë

  9. Drejtoria për Bujqësi – nuk punojnë

  10. Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport – nuk punojnë

  11. Drejtoria për Ekonomi dhe Zhvillim – nuk punojnë 12. Drejtoria e Arsimit – nuk punojnë

  • Ju faleminderit për mirëkuptimin, së bashku do ta tejkalojmë situatën. Në vazhdimësi do t’ju mbajmë të informuar përmes këtyre adresave, • Fb\ Bashkim Ramosaj dhe Komuna e Deçanit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …