Kryetari i Komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj ka pritur dhe përgëzuar zyrtarisht, djemtë kampion të hendbollit në Ligën e Pionierëve dhe me shumë krenari ka pranuar Kupën e Kampionëve.
Kryetari Ramosaj i ka falënderuar sportistët, që me punën e tyre po e bëjnë krenarë komunën e Deçanit dhe uroj që sukseset të mos ndalen asnjëherë!