Kryetari i Komunës së Hanit te Elezit Rufki Suma, njëherit edhe ish komandant i UÇK-së, Brigada 164 “Gafurr Loku” uron veteranët me rastin e Ditës së Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Kryetari i Komunës së Hanit të Elezit Rufki Suma, Uron të gjithë Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës me rastin e 30 Dhjetorit, Ditës së Veteranëve. 30 Dhjetori i vitit 1991, është data kur Komandanti Legjendar Adem Jashari dhe bashkëluftëtarët e tij me rezistencë të armatosur iu kundërvunë forcave serbe ushtarake dhe policore, duke shënuar ndër datat më të rëndësishme të historisë së rezistencës së popullit tonë për liri dhe çlirim, që shënohet në tërë Kosovën. Këtë datë do ta përkujtojmë për sakrificën e brezave dhe mijërave ushtarëve të UÇK-së që me luftën e tyre sollën lirinë e vendit tonë. Në kohën kur shënojmë këtë datë, nuk mund të mos kujtojmë sakrificën e të gjithë luftarëve dhe bartësit e luftës së UÇK-së që padrejtësisht po mbahen në burgje dhe po gjykohen nga gjykata speciale, me dëshirat më të sinqerta që ata të lirohen sa ma shpejtë nga kjo gjykatë e padrejtë.

Me respektin më të lartë kujtojmë sakrificën dhe gjakun e derdhur për lirinë që sot gëzojmë.

Urime Dita e Veteranëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës!

Kryetari i Komunës Rufki Suma

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …