Përfaqësuesit e Universitetit “Haxhi Zeka“, Rektori prof. dr. Armand Krasniqi, me bashkëpunëtor vizituan komunë e Junikut. Ata u priten nga kryetari i komunës se Junikut Ruzhdi Shehu, drejtori i drejtorisë për Arsim Xhavit Velijaj dhe zyrtari i Arsimit Arton Krasniqi. Në këtë takim u diskutuan mbi objektivat e Universitetit “Haxhi Zeka“ për të ardhmen ku parashihet memorandum bashkëpunimi me Komunën e Junikut. Ky bashkëpunim do të jetë në dobi të studenteve që janë nga Juniku dhe dëshirojnë të studiojnë në këtë Universitet. Gjithashtu Rektori prof. dr. Armand Krasniqi informoj kryetarin Shehu se Universiteti “Haxhi Zeka“ përpos programeve studimore, Universiteti “Haxhi Zeka“ mund ta mbështes komunën e Junikut në organizimin e manifestimeve kulturore me korin profesional të Universiteti. Kryetari i komunës së Junikuit Ruzhdi Shehu, falënderoj Rektorin prof. dr. Armand Krasniqi për iniciativën e bashkëpunimit në mes të komunës së Junikut dhe këtij Universiteti dhe shprehu gatishmëri të bashkëpunoj në çdo aspekt për të mirën e dy palëve, e sidomos për lehtësimin e kushteve për studentet që janë nga Juniku.