Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati ka përuruar urën lidhëse në fshatin Breznicë

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, së bashku me kryetarin e Komunës së Bujanocit, Nagip Arifi, kryetarin e Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Ragmi Mustafa, kryetarin e Këshillit Lokal të Karaçevës së Poshtme, Selver Lenjani si dhe kryetarin e Këshillit Lokal të Breznicës, Nazim Hajdini sot kanë përuruar urën në fshatin Breznicës, urë kjo e cila lidh qytetarët e Kamenicës me ata të Bujanocit dhe Luginës së Preshevës. I pari i komunës, Qëndron Kastrati gjatë ceremonisë së përurimit të urës, tha që është kënaqësi e madhe që Komuna e Kamenicës ka dhënë një kontribut në ndërtimin e kësaj ure. “Kam kënaqësinë që ne si komunë kemi dhënë kontribut që të krijohen kushte dhe lidhje më të mirë mes dy komunave. Uroj që ky projekt të jetë vetëm një fillim i mbarë në lehtësimin e jetës së banorëve të kësaj ane”, ka thënë ai. Kastrati gjithashtu ka theksuar se në emër të Kamenicës dhe institucioneve të Kosovës iu kërkon falje banorëve që kanë mbetur në këtë pjesë për problemet me të cilat ata po ballafaqohen.

 

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …