Kryetari i komunës së Malishevës Ekrem Kastrati vizitoi Bashkësinë Islame të Kosovës

Sot kryetari i komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ishte për vizitë në Bashkësinë Islame të Kosovës, ku u mirëprit nga kryetari i saj, Myftiu Naim Tërnava. Në këtë takim, ku ishte i shoqëruar edhe nga kryetari i BI-së, në Malishevë, Sead Paçarizi dhe bashkëpunëtorë të tij, kryetari e uroi Myftiun Tërnava për rizgjedhjen e tij në krye të Bashkësisë Islame të Kosovës, me dëshirën që të këtë sa më shumë suksese në punët e tij dhe institucionit që drejton. “Komuna e Malishevës do të jetë gjithnjë bashkëpunues me BIK, me theks të veçantë me Këshillin e BI-së në Malishevë, gjithnjë në interes dhe në shërbim të qytetarëve tanë”-ka shkruar kryetari Kastrati.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …