Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim falënderues, hoxhë Halil Kastratin, udhëheqës i shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”, për kontributin e dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës. “Ne jemi mirënjohës për kontributin që ju si shoqatë keni dhënë për familjet në nevojë në Komunën e Malishevës, qoftë përmes ndërtimit të shtëpive, ashtu edhe me ndihma tjera, si dhe për bashkëpunimin me Komunën e Malishevës”, tha kryetari Begaj, me rastin e ndarjes së mirënjohjes për hoxhë Halil Kastratin. Ai pas pranimit të mirënjohjes tha se ndihet mirë kur udhëheqësit lokal të komunave, si në këtë rast, e vlerësojnë punën dhe angazhimin e shoqatës humanitare “Jetimët e Ballkanit”.Në këtë takim falënderues, hoxhë Halil Kastrati, premtoi se krahas tri shtëpive që janë duke i ndërtuar aktualisht në Komunën e Malishevës, shumë shpejt do të ndërtojnë edhe dy shtëpi të tjera, për familjet në nevojë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …