Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka pritur kampionin Ballkanik atletin malishevas Enis Bytyqin

Kryetari i Komunës së Malishevës z. Ekrem Kastrati ka pritur kampionin Ballkanik atletin malishevas Enis Bytyqin

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati ka pritur kampionin Balllkanik atletin malishevas, Enis Bytyqin, pas suksesit të arritur në Kampionatin Ballkanik U-18, të mbajtur në Tivar të Malit të Zi, ku atleti Enis Bytyqi, në këtë kampionat fitoi medaljen e artë në disiplinën 400 metra vrapim. Me këtë rast kryetari Kastrati e priti dhe e përgëzoi Bytyqin për suksesin e arritur, duke i uruar fat dhe suksese edhe në garat e ardhshme ndërkombëtare njëherit tha se , ”Ju sportistët jeni përfaqësimi më dinjitozë i komunës sonë dhe shtetit të Republikës së Kosovës, prandaj mbështetja institucionale nuk do të mungoi asnjëherë”, përfundoi Kastrati. Trajneri i atleti Bytyqi ,Adrian Mazreku foli për Ballkanikun, sfidat dhe garat e radhës siç është, Kampionati Evropian që do mbahet në Israel me 04-09.08.2022. Ky kampionat i Ballkanikut ishte organizuar nga Federata Atletike e Serbisë, e cila shkaku i Republikës së Kosovës, organizimin e kishte transferuar në Mal të Zi.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …