Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, ka takuar udhëheqjen e KRU “Gjakova”, z.Visar Hasi

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ekrem Kastrati, ka takuar udhëheqjen e KRU “Gjakova”, përkatësisht kryeshefin, z.Visar Hasi, me të cilët kanë biseduar për mundësinë e kyçjes së Komunës së Malishevës, në sistemin e ujësjellësit të Radoniqit, me qëllim të sigurimit të ujit për pije për tërë territorin e Komunës së Malishevës. “Sot kam zhvilluar një takim pune me kryeshefin e Kompanisë Rajonale të Ujësjellësit “Gjakova”, z.Visar Hasi dhe bashkëpunëtorët e tij, me të cilët kam diskutuar lidhur me mundësinë e realizimit të projektit për të kyçur komunën tonë në sistemin e Radoniqit. Si kryetar i Malishevës do të bëj përpjekje maksimale për të realizuar këtë projekt madhor, që ofron zgjidhje të përhershme të furnizimit me ujë për të gjitha fshatrat e komunës së Malishevës”, ka thënë kryetari Kastrati pas takimit. Kryetari Kastrati dhe kryeshefi i KRU “Gjakova”, Hasi, thanë se do të shohin të gjitha mundësitë për të bashkëpunuar me donatorët dhe ministritë e linjës, për financimin dhe realizimin e këtij projekti, jetik për Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …