Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar krerët e UÇK-së, që po mbahen të arrestuar në Hagë

Kryetari i Komunës së Mitrovicës, Bedri Hamza, ka vizituar krerët e UÇK-së në Hagë. Ai me këtë rast n ka njoftuar se të gjithë luftëtarët e lirisë janë mirë me shëndet. Bedri Hamza ka thënë se luftës se drejtë të UÇK-së askush nuk do të mundet t’i vë njollë. “Sot, takova Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin. Aty takova edhe Rexhep Selimin dhe Hysni Gucatin.Të gjithë ushtarët e lirisë ishin mirë! Lufta mbrojtëse e popullit të Kosovës ishte e drejtë dhe e pastër andaj kurrë më krenarë se sot nuk i pashë edhe në këtë betejë të tyre. Me besimin e pathyer që shumë shpejt do të jenë pranë nesh, të lirë siç u takon, u çmallëm e folëm gjerë e gjatë për Kosovën që aq shumë e duan. Luftës së drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk do të mundet kurrë askush t’i vë damkë”, ka shkruar Bedri Hamza.

Kontrolloni gjithashtu

Përplasja mes presidentes Vjosa Osmani dhe qeverisë në detyrë për tarifën ndaj ShBA-ve

Vendimi i Presidentit të ShBA, Donald Trump, për të vendosur tarifën prej 10% ndaj Kosovës …