Kryetari i Komunes së Rahavecit ka mbajtur takimin e parë publik për punën gjashtëmujore janar – qershor 2023

Duke u bazuar në nenin 68, paragrafi (1) i Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr. 03/L-40 si ligj organik për funsionalizimin e VQL në Kosovë, si dhe në bazë të neneve 23-24 të Statutit të Komunës së Rahovecit Nr. 1005 i datës 29.03.2017. Nenit 10, pika 1 dhe 2 e Udhëzimit Administrativ (MPL) Nr. 03/2020 për transparencë të punës në komuna dhe nenit 7 të Rregullores Komunale për Transparencë Nr. 03/2019, mbajta takimin e parë publik për punën gjashtëmujore janar – qershor 2023 të qeverisë komunale, për arritjet dhe angazhimet e komunës gjatë kësaj periudhe. Sot, në praninë e një numri të madh të qytetarëve, të shoqërisë civile, të kryetarëve të këshillave të fshatrave dhe të lagjeve urbane, si dhe të palëve të tjera të interesuara, paraqita:

•Raportin gjashtëmujor të punës për periudhen janar- qershor 2023;

•Listën e aktiviteteve të evidentuara gjatë kësaj periudhe.

•Raportet e aktiviteteve thelbësore të secilës drejtori veç e veç – ecuria e angazhimeve, e investimeve, e sukseseve e dhe ngecjeve;

•Sfidat, detyrimet dhe përgjegjësitë dhe gjithë atë që ka ndodhur në këtë gjashtëmujor.

Theksova se, në këta gjashtë muaj, Komuna e Rahovecit ka inkasuar të hyra prej: 1,081,941.56 euro – kjo shifër e të hyrave është rekord, krahasuar me vitet paraprake në periudhën e njëjtë të vitit dhe kemi realizim të buxhetit, sipas planit. Qytetarët parashtruan pyetje, shqetësime, kërkesa dhe përgëzime për punën tonë gjatë kësaj kohe. Të gjitha pyetjet dhe komentet e pjesëmarrësve që folën, morën përgjigje konkrete. Ky takim dhe bashkëbisedim i ndërsjellë, neve si ekzekutiv na mban më të fokusuar në detyrimiet tona, për vazhdimin e punëve të mbetura dhe për suksese në projekte të reja.

 

 

Kontrolloni gjithashtu

Ka nisur projekti i ndërtimit të rrjetit të kanalizimit në zonën urbane të Deçanit

Të hënën në Deçan ka nisur projekti thelbësor për zhvillimin e qytetit, siç është ndërtimi …