Sot, Kryetari i Komunës së Rahavecit z, Smajl Latifi ka kujtuar me familajrë, bashkëluftëtarë, bashkëpunëtorë dhe përfaqësues të OVL-së, ka përkujtuar dëshmorët dhe martirët e lirisë nga Opterusha.
Gjaku i të rënëve u bë themel i lirisë së Kosovës dhe na bën dritë për të ecur pandalshëm drejt përparimit dhe forcimit tonë si popull dhe si shtet.
Duke nderuar kujtimin për të rënët, nderojmë sakrificat e mëdha të këtij populli që aq shumë e deshi lirinë, duke dhënë gjërat më të shtrenjta. Pikërisht për shkak të këtij përkushtimi e kësaj sakrifice madhore jemi të obliguar që të qëndrojmë të lidhur fort për këtë tokë dhe ta ndërtojmë jetën e brezave mbi rrënojat e shtëpive të djegura, mbi hirin e tokës së djegur dhe t’i nderojmë e kujtojmë me respekt deri në përulje të gjithë njerëzit që dhanë jetën në këtë vend. Këto jetë të nënave e baballarëve tanë, të fëmijëve e pleqve këputura në mes na bëjnë të ndjejmë peshën e madhe të përgjegjësisë që kemi për amanetin e të rënëve.
Lavdi dhe respekt I përjetshëm për të gjithë ata që u flijuan për lirinë e kësaj toke!