Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka deklaruar se është i pakënaqur me Projektligjin për ndarjet buxhetore për vitin 2024. Ai ka thënë se buxheti nuk i plotëson nevojat e qytetarëve. Qeveria Kurti nuk i përkrahur projektet aktuale dhe ato të reja që janë jetike për këtë komunë. Kritikën e ka për ulje të buxhetit për investime kapitale, teksa kritikën e vë edhe te bartja e mjeteve nga viti në vit. Duke folur për investimet që bëhen në këtë komunë, Latifi shprehet skeptik se ato do të përfundojnë, për shkak të prolongimit të proceseve. Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, është nga radhët e AAK-së, që i ka fituar zgjedhjet në këtë komunë. Ai me këtë rast ka përmendur një mori projektesh që nuk janë përkrahur, ndërsa thotë se projektet që janë mbështetur, kanë mjete të pamjaftueshme. Qeveria Kurti në vazhdimësi i ka diskriminuar dhe i diskriminon komunat shumicë, të cilat në zgjedhjet e fundit i kanë fituar: PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja ndërsa i stimulon me buxhetin e Kosovës, vetëm katër komunat ku ka fituar Vetëvendosja, si dhe komunat me shumicë serbe.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …