Kryetari i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka udhëtuar sot për në Hagë për t'u intervistuar nga Dhomat e Specializuara

Smajl Latifi udhëton për në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës Speciale

Komandanti i Batalionit të Tretë të Brigadës 124 “Gani Paçarizi”, gjatë luftës tani kryetar i komunës së Rahovecit, Smajl Latifi sot është nisur për në Hagë për t’u intervistuar nga Dhomat e Specializuara.  Ai është dashur që të paraqitet në Hagë më 30 tetor, por intervistimi i tij është shtyrë disa herë. Latifi kohë më parë ka thënë se ftesa që i ka ardhur ka të bëjë me dëshmitë rreth organizimit dhe strukturimit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ditëve të fundit Gjykata Speciale ka intensifikuar ftesat ndaj luftëtarëve të UÇK-së, por dhe ndaj përfaqësuesve të tjerë.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …