leoni

Jashari: Është momenti që të jemi si shqiptarë të unifikuar për ta përmbyllur dialogun me okupatorin shekullor

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e kujton 18 qershorin, ditën e çlirimit të qytetit

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari e ka kujtuar 18 qershorin, ditën e çlirimit të qytetit, 19 vite me parë kur është çliruar Kosova nga okupatori serb. Ai ka thënë liria është e shtrenjtë e fituar me jetë njerëzish të pafajshëm.

“Sot 19 vite më parë, populli jonë ishte i lodhur dhe i dëshpëruar skajshmërisht në përpjekjen e tij të fundit për t’u çliruar një herë e përgjithmonë nga okupatori serb, përballë të cilit ishin vu trimat më të zotë të atdheut, i madh dhe i vogël, madje edhe pleq në moshë, të radhitur në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Regjimi serb i asaj kohe po numëronte minutat e fundit të kapitullimit përballë Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe një fushate të sulmeve ajrore, që kishte ndërmarrë Aleanca Veriantlantike e NATO-s, për të parandaluar përpjekjet e forcave serbe për të kryer gjenocid ndaj popullatës shqiptare, si dhe për të shkatërruar gjithçka që ishte pronë shqiptare. Jo më kot thuhet liria është e shtrenjtë. Çmimi u pagua me gjak, me shumë gjak. U pagua me jetë njerëzish të pafajshëm, prej tyre pleq, burra e gra, të rinj e të reja dhe fëmijë. Në ato vite ishte e vështirë të besohet se një ditë dielli do të lind edhe për shqiptarët, se liria do të vijë. Ne Shqiptarët kurrë nuk do të mund t’a harrojmë atë çfarë ka ndodhur këtu. Gjithmonë do t’a kujtojmë vuajtjen e këtij populli në përgjithësi, për të çliruar trojet tona nga okupatorët. Populli ynë do të kujtojë e nderojë Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, në krye me Komandantin Legjendar, Adem Jashari, si dhe të gjithë ata që ranë në betejat e luftës së lavdishme. Por asnjëherë nuk do të harrojë ndihmën e shteteve mike, për çlirimin e vendit. Unë jam njeri nga të gjallët e Familjes Jashari, ndaj të cilës shprehim respektin më të madh, sikurse shprehim respekt e mirënjohje ndaj të gjithë atyre që dhanë jetën, që ne të tjerët të jetojmë të lirë… Të dashur qytetarë të komunës së Skenderajt, Gëzuar 18 Qershorin!”, ka shkruar Jashari.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …