Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura ka inspektuar punimet për ndërtimin e Subqendrës në Runik

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Fadil Nura dhe drejtori për Urbanizëm dhe Mbrojtje të Ambientit, Driton Mulaj, kanë inspektuar sot punimet e fazës së dytë të projektit për ndërtimin e Subqendrës në Runik. Aktualisht është në përfundim e sipër procesi i rrënimit të objekteve të vjetra, për të vazhduar më pas me punimet e projektit, i cili është më i rëndësishmi në kategorinë e investimeve kapitale për këtë bashkësi të madhe lokale. Projekti parasheh ndërtimin e një qendre me hapësira të mjaftueshme për sektorin e bizneseve, infrastrukturë bashkëkohore publike dhe gjithçka tjetër, që qendra e Runikut të shndërrohet në një atraktivitet urbanistik.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ramosaj me bashkëpunëtor vizituan Shkollën Fillore “Lan Selimi” në Lumbardh

Kryetari i Komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e Komunës, Sami Cacaj …