Kryetari i komunës së Viti-së , Sokol Haliti, organizoi pritje për mërgimtarët

Kryetari i komunës së Vitisë sot ka organizuar një pritje për bashkatdhetarët që po qëndrojnë për pushime në vendlindje. Me këtë rast i pari i Vitisë, pos që ju ka uruar atyre pushime të këndshme në vendlindje ka theksuar se komuna e Vitisë për nderë të “Ditët e Diasporës” do të zhvilloj aktivitetet të shumta të cilat kanë filluar me 1 gusht dhe pritet të zgjasin deri me 17 gusht. Ai po ashtu e vuri në pah rëndësinë që kanë bashkatdhetarët për Vitinë dhe Kosovën duke i falënderuar ata për kontributin që kanë dhënë dhe po japin për vendin dhe shoqërinë.  Në emër të mërgimtarëve ka folur Hysen Ibrahimi,  i cili përgëzoi atë për punën e bërë në Viti në të mirën e qytetarëve vitias. Ai dhuroi atij edhe një ekzemplar të librit të tij të ri.

Kontrolloni gjithashtu

39 pemëtar ferizajas përfitues të spërkatsëve profesionale

Mbështetja për bujqit dhe fermerët ferizajas po vazhdon. Në kuadër të skemës mbështetëse për bujqit …