Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ju uron gjithë mësimdhënësve 7 Marsin- Ditën e Mësuesit. “Të nderuar mësimdhënës të Komunës së Vitisë. Me rastin e 7 Marsit-Ditës së Mësuesit kam nderin që sot të ju uroj secilin prej jush për punën dhe përkushtimin tuaj të vazhdueshme në edukim dhe dhënien e dijës prej një gjenerata në gjenerata tjetër. Natyrisht se në këtë ditë një urim të posaçëm shkon për të gjithë ata që kanë punuar në të shkuarën dhe që sot janë në pension por edhe për ata mësimdhënës të cilët sot nuk janë në mesin tonë, por të cilët me punën e tyre lanë pas vete nxënës e nxënëse të cilët me dijen e tyre të fituar janë tani në shërbim të vendit. Të nderuar mësimdhënës si përfaqësues të Institucioneve Komunale ne do të punojmë në vazhdimësi në krijimin e kushteve gjithmonë më të mira për mësimdhënie dhe mësimnxënie”, thuhet ndër tjerash në urimin e Kryetarit Haliti.