Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e tij

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka njoftuar se mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e tij

Kreu i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka bërë të ditur se mbrëmë ka ndërruar jetë nëna e tij. Ai ka bërë të ditur se nëna e tij ishte e smurë nga një sëmundje e rëndë.

“Lamtumirë e shtrenjta NËNË! Me zemër të thyer ju njoftoj se, pas një sëmundje të gjatë, mbrëmë shkoi në amshim nëna jonë, Shefkide Haliti. Ikja e saj na pikëlloi së tepërmi, sepse e kishim shtyllë të shtëpisë. Ajo na rriti e na mësoi si të jetojmë me nderë e integritet”, ka shkruar ai.

‘Kujdesi, dashuria, këshillat dhe fjalët e saj magjike do të na ndriçojnë rrugën ndër breza. Të afërm, miqë e bashkëqytetarë, ju njoftojmë se ceremonia e varrimit, do të bëhet vetëm nga familjarët, për shkak të masave mbrojtëse nga Pandemia. Poashtu, pritje nuk do të ketë, prandaj jemi të detyruar që ngushëllimet t’i pranojmë vetëm nga distanca”, tha Haliti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …