Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka përmendur përkushtimin e tij dhe drejtorive që ai udhëheq në ditën ndërkombëtare të personave me aftësi të kufizuara

Në Ditën Ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara, Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti ka përmendur edhe njëherë përkushtimin e tij dhe drejtorive që ai udhëheq për veprimet që janë ndërmarrë dhe do të ndërmerren në vazhdimësi për të krijuar kushtet e nevojshme për personat me aftësi të kufizuara që edhe ata të kryejnë aktivitetet në shoqëri, pa hasur në pengesa teknike. Komuna e Vitisë në këtë aspekt vitin 2022 e kishte  shpallur vit i personave me aftësi të kufizuara e me vendim të kryetarit Sokol Haliti, ka ndërmarrë disa vendime për të përmirësuar mirëqenien e personave me aftësi të kufizuara në këtë komunë ku janë  obliguar   që të gjitha institucionet komunale të punojnë në fushën e aftësisë së kufizuara  që të ndërmarrin masa me qëllim të krijimit të mundësive të barabarta, përmirësimin e kushteve të jetës për personat me aftësi të kufizuara në fushën e arsimit, shëndetësisë, punësimit, shërbimet ndihmëse duke përditësuar kulturën e respektimit dhe mbrojtën e të drejtave themelore të personave me aftësi të kufizuara. Është formuar Këshillit Komunal për Personat me Aftësi të Kufizuar, është bërë  identifikimi i të gjitha pozicioneve për intervenim për qasje të lehtë  për personat me aftësi të kufizuara  dhe është realizuar qasja e tyre në institucionet publike.  Gjithashtu, Komuna e Vitisë  ka fituar donacione të ndryshme nga DEMOS-i dhe GIZ-i për përkrahjen në teren, sidomos ndërtimin e pjerrinave në qytet. Në sektorin e arsimit po punohet në drejtim që shkollave të ju krijohet qasja e duhur, ku një gjë e tillë po realizohet në shkollën “Kuvendi i Lezhës”. Në sektorin e shëndetësisë viteve të fundit janë bërë hapa të rëndësishëm, ku janë siguruar donacione të shumta për personat me aftësi të kufizuara, si karroca invalidore, shëtitore, shtretër medicinal. Janë rregulluar pjerrinat në të gjitha institucionet shëndetësore, ndërsa së shpejti përfundon edhe ndërtimi i ashensorit në QKMF, pjerrina e re dhe tualetet në të dy katet për personat e kësaj kategorie të veçantë të shoqërisë. Përndryshe, Dita Ndërkombëtare e Personave me Aftësi të Kufizuar (3 dhjetor), u vendos me Rezolutën 47/3 në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Qëllimi i kësaj dite është promovimi i të drejtave, mirëqenies, si dhe rritja e ndërgjegjësimit lidhur me situatën e personave me aftësi të kufizuar në të gjitha sferat e shoqërisë dhe aspektet e zhvillimit – jetës politike, sociale, ekonomike dhe kulturore.

Kontrolloni gjithashtu

Dea Shabani shkruan historinë për notin ferizajas

Anëtarja e Klubit të Notit “FERIZAJ”, Dea Shabani ka shkruar historinë për notin ferizajas në …