leoni

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, me rastin e festës së Kurban Bajramit, ka uruar të gjithë besimtarët mysliman: “Të nderuar besimtarë mysliman, përmes këtij postimi dëshiroj të ju urojë festën e Kurban Bajramit. Fatkeqësisht shkaku i gjendjes së pandemisë së krijuar nga virusi COVID-19, kjo festë këtë vit do të kremtohet më ndryshe. Megjithatë pranoni urimet e mija më të sinqerta që këtë festë ta shënoni si gjithmonë në lumturi, paqe, harmoni dhe solidaritet me të gjithë. Festa e Kurban Bajramit na mëson ta duam dhe ta respektojmë njëri tjetrin, por edhe të jemi pranë atyre që kanë nevojë, duke ju u shtrirë dorën e solidaritetit dhe humanizmit. Gjithashtu në këtë kohë të pandemisë kërkojmë mirëkuptimin e të gjithëve që të zbatojmë masat parandaluese kundër përhapjes së virusit pandemik COVID-19 me shpresë që të ju kthehemi sa më parë normalitetit”, u shpreh ndër tjerash Kryetari Haliti, në mesazhin e tij të urimit për besimtarët mysliman.

Kontrolloni gjithashtu

Më 25 prill mbahet Tryezan Shkencore “Rëndësia e Organizimit të Luftës së UÇK-së në Zonën Operative të Pashtrikut

Komuna e Rahovecit ka bërë publike agjendën e aktiviteteve për shënimin e 27-vjetorit të daljes …