Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti uron fëmijët për festën e 1 Qershorit

Kryetari i komunës së Vitisë, z. Sokol Haliti uron fëmijët për festën e 1 Qershorit. Kryetari Haliti u shpreh se kjo është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën dhe që na bënë të punojmë që çdo fëmije të jetë i lumtur e të ketë një të ardhme të garantuar. “1 Qershori është një ditë e mrekullueshme që i kushtohet të gjithë fëmijëve në mbarë botën dhe që na bënë të punojmë që çdo fëmijë të jetë i lumtur, e të ketë një të ardhme të garantuar. Sot, është një ditë e veçantë që duhet ti kujtojë çdo të rrituri se gjithçka njerëzore merr kuptim në praninë e fëmijëve. Një shoqëri është e kompletuar vetëm atëherë kur kujdesi për fëmijët është më shumë se çdo gjë tjetër. Investimi tek e për fëmijët, është investimi më i domosdoshëm për të ardhmen e ndritur të vendit”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Skenderajt ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet për vitet 2026 dhe 2027.

Kuvendi Komunal i Skenderajt të premtën ka mbajtur dëgjimin buxhetor për vitin 2025 dhe parashikimet …