Kryetari i komunës Smajl Latifi njofton të gjithë qytetarët, grupet e interesit dhe palët tjera të interesuara se me 24 Dhjetor do të mbahet debati i dytë publik
Në bazë të nenit 23, 24 dhe 25 të statutit të Komunës së Rahovecit, Kryetari i Komunës së Rahovecit, organizon: DEBAT PUBLIK
Njoftohen të gjithë qytetarët e Komunës së Rahovecit, grupet e interesit dhe palët e tjera të interesuara, se Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, organizon debatin e dytë publik me qytetarë. Debati i dytë publik me qytetarë, do të mbahet me datën 24.12.2018 ( e hënë ), në orën 13:00, në sallën e Kuvendit Komunal në Rahovec. Në këtë debat, do të keni mundësi të njiheni për punën një (1) vjeçare dhe zhvillimet aktuale në komunën e Rahovecit. Pas përfundimit të informimit nga ana e Kryetarit të Komunës, qytetarët mund t’i bëjnë pyetje dhe komente ekzekutivit të Komunës për të gjitha temat të cilat atyre ju interesojnë. Pjesëmarrja e juaj është e mirëseardhur! 01 Nr. 3234. Rahovec, 06.12.2018