Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar se krimet serbe kundër shqiptarëve nuk do të amnistohen. Serbia ka kryer gjenocid në Kosovë. Ende nuk dihet për fatin e të pagjeturve, ka kryer mbi 400 masakra mbi popullatën civile. Ushtria serbe ka dhunuar gra shqiptare. Ata kanë dëbuar mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova. Ky është gjenocid i pandëshkuar nga rrafshi ndërkombëtarë. Kjo heshtje ndërkombëtare nënkuptohet si amnisti për gjenocidin. Por nuk do të ketë amnisti, nuk ka paqe pa drejtësi ka thënë ai me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Pagjeturve dhe në 21 vjetorin e masakrës së Mejes. Mesazhi linte për të kuptuar një distancim nga deklaratat e këshilltarit të tij, Baton Haxhiu, që kanë ngjallur zemërim të fortë në opinionin publik në Prishtinë dhe në Tiranë. (Dita)
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …