Hashim Thaçi thotë se individë të caktuar me veprimet e tyre po tentojnë të krijojnë panik dhe konfuzion

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar Vetëvendosjen se financohet nga Irani

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e ka akuzuar “Vetëvendosjen” se financohet nga Irani dhe se lideri i kësaj partie Albin Kurti është themelues i organizatës “Syri i Popullit”. Për këto akuza “Vetëvendosja” tani kërkon fakte nga Thaçi, në të kundërtën thonë se do të kërkojnë përgjegjësi ligjore. Vetëvendosja e ka bërë të qartë se nëse Thaçi nuk i argumenton këto akuza do të ndjekin procedurën ligjore ndaj të parit të shtetit. Madje vetë deklarimi i Thaçit kundër kësaj partie është shkelje e Kushtetutës pasi  kryetari vendit duhet të përfaqësojë unitetin e popullit dhe nuk guxon të dalë kundër ndonjë partie politike. Hashim Thaçi të shtunën gjatë një konference për shtyp e ka akuzuar lëvizjen “Vetëvendosje” dhe liderin e saj Albin Kurti për disa gjëra, ku ndër to ka përmendur edhe financimin e kësaj partie nga Irani, si dhe ka drejtuar gishtin kah Albin Kurti duke thënë se ai është ideatori i themelimit të organizatës “Syri i Popullit”.

Kontrolloni gjithashtu

Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka marrë në pyetje Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për organizimin e sulmit në Banjskë

Gjykata lëshon letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit në rastin ‘Banjska’, përfshirë Millan Radoiçiqin

Gjykata Themelore në Prishtinë ka lëshuar letër-rreshtim ndërkombëtar për 42 persona të akuzuar në rastin …