Kryetari i vendit, Hashim Thaçi: Sot i nderojmë dëshmorët e betejës së lavdishme të Junikut

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi e kujton heroin e kombit Arben Haliti, në 20 vjetorin e rënies heroike të tij

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në rrjetin social e ka kujtuar heroin e kombit Arben Halitin në 20 vjetorin e rënies heroike të tij. Ai ka thënë se Arbeni gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve sa që edhe jetën e tij e ka  sakrifikuar për mos t’i rënë shokët në pritë të policisë serbe.

“Sot u bënë 20 vjet nga rënia e heroit Arben Haliti, i cili ishte pjesë e njësiteve të para të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Arbeni qëndroi heroikisht dhe ishte i patrembur në çdo betejë. Gjithmonë ishte në mbështetje të bashkëluftëtarëve, të cilët për t’i shpëtuar nga prita e policisë serbe ku kishin rënë, sakrifikoi edhe jetën e tij. Brigada 112 në Zonën Operative të Drenicës, gjatë tërë luftës, me krenari e mbajti emrin e tij”, ka shkruar Thaçi.

Kontrolloni gjithashtu

Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të luftës

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky ka shfaqur besimin e tij mbi mundësinë e përfundimit të …