Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, është pritur në takim nga kryeministri japonez, Shinzo Abe, në fillim të vizitës zyrtare në Japoni, ku do të marrë pjesë në ceremoninë e kurorëzimit të Perandorit Naruhito. Thaçi dhe Abe në këtë takim kanë konfirmuar marrëdhëniet e mira bilaterale në mes dy vendeve. Thaçi i ka shprehur ngushëllime kryeministrit Abe edhe për viktimat e tajfunit të fundit, ndërkohë që është shprehur i kënaqur me përparimin e marrëdhënieve në mes të dyja vendeve. “Hapja e Ambasadës së Japonisë në Prishtinë në fillim të vitit të ardhshëm dhe samiti i suksesshëm i bizneseve nga Kosova, Japonia e Austria në Vjenë, në fillim të këtij muaji, janë konfirmim i këtij avancimi”, ka thënë Thaçi. Edhe kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, sipas komunikatës së Presidencës, ka shprehur kënaqeshin e tij për intensifikimin e bashkëpunimit dhe përkrahjen në mes dy vendeve.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …