Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar me kryeministrin shqiptar, Edi Rama

Kryetari Thaçi takon me kryeministrin Rama, bisedojnë për aktualitetet politike në Kosovë dhe Shqipëri

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi nëpërmes rrjetit social ka bërë të ditur se sot është takuar me kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama. Siç bëhet e ditur me kryeministrin shqiptar kanë biseduar për aktualitetet politike në Kosovë si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit. “Si gjithmonë, kënaqësi takimi me kryeministrin Edi Rama. Biseduam për aktualitetet politike në Kosovë, Shqipëri dhe rajon, si dhe për përgatitjet e Kosovës për Samitin e Parisit”, ka shkruar ai.

Kontrolloni gjithashtu

Pabarazia, injorimi i shqipes, mos përdorimi i simboleve kombëtare, kanë nxitur luftë të armatosur në Maqedoni, në vitin 2001

Pabarazia, injorimi i gjuhës shqipe, mos  përdorimi i simboleve kombëtare, mungesa e përfaqësimi  në Parlament dhe në …