Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka komentuar paralajmërimin e kryetarit të Kosovës, Hashim Thaçi, i cili ka bërë me dije se gjatë kësaj jave do të ndërmarrë hapat e nevojshëm kushtetuese për qeverinë e re dhe, si dhe deklaratën e emisarit të amerikan, Donald Trump, z. Richard Grenell për heqjen e taksës dhe reciprocitetit. Kurti ka thënë se një ambasador i huaj i cilit do shtet nuk mund të mbajë qëndrim më të avancuar për Kosovën sesa vet organet e saj të rendit. Duke folur me cinizëm, Kurti, kryetarin e Kosovës, Hashim Thaçin e ka quajtur figurë ceremoniale dhe noter shtetëror. Duke i ikur pyetjes direkte për rezistencën e paralajmëruar nga aktivistët e tij, Kurti tta se nuk di se për çfarë rezistence bëhet fjalë, por aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje janë njerëz të cilët për nga vokacioni i rezistojnë të keqes, por nuk po më bie ndër mend se këto dy ditët e fundit jam këshilluar për të rezistuar ndaj diçkaje. Unë mendoj se nuk mund të mbaj qëndrim më të avancuar për Republikë e Kosovës një ambasador i huaj qoftë edhe amerikan sesa që këtë e bëjnë vet organet e shtetit, ka thënë Kurti në një konferencë për medie.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …