Mediet në Tiranë bëjnë të ditur se kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka anuluar drekën e përbashkët me liderët e Ballkanit Perëndimor. Në këtë drekë kanë marrë pjesë presidenti shqiptar, Ilir Meta, presidenti serb Aleksandër Vuçiq, ai i Bosnjës Milorad Dodik si dhe liderë tjerë, pjesëmarrës në Samitin Brdo-Brijuni. Gjatë ditës së sotme, Thaçi kishte refuzuar t’ia shtrijë dorën Milorad Dodikut, derisa dje kishte kritikuar presidentin Meta pse ai i kishte bërë ftesë Dodikut për të marrë pjesë në Samitin e Brdo Brijunit, në Tiranë.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …