Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, në një intervistë për TVSH-në ka thënë se ka marrë mbështetjen e kryetarit të Francës, Emmanuel Macron, se Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshje obliguese në rrafshin ndërkombëtar, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufirit ndërmjet dy vendeve. “Presidenti Macron e mbështet fuqishëm dialogun Kosovë-Serbi, mundësinë e arritjes së një marrëveshje sa më shpejtë, mundësisht brenda një periudhë të shkurtër kohore, me mundësi reale edhe të korrigjimit të kufijve, që nënkupton përfshirjen e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit në territorin e Kosovës, e që do të hapte një perspektivë të sigurt euroatlantike për Kosovën, por jo duke marrë parasysh kufijtë në baza etnike, por gjithmonë duke e ruajtur multietnicitetin në Kosovë dhe perspektivën e ndërtimit të demokracisë qytetare në vend. Macron e mbështet fuqishëm dialogun, mbështet edhe mundësinë e korrigjimit të kufijve”, ka thënë Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …