Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur ministrin e Mbrojtjes të Malit të Zi, Predrag Boshkoviq, me të cilin kanë biseduar për marrëdhëniet bilaterale dhe për mënyrat sesi ato mund të zgjerohen përmes një bashkëpunimi edhe më të mirë në fushën e sigurisë. Thaçi e ka njoftuar ministrin malazez për tri projektligjet e votuara në Kuvendin e Kosovës, të cilat e transformojnë Forcën e Sigurisë së Kosovës në ushtri të Kosovës. “Forca e Sigurisë së Kosovës përmes një procesi gradual do t’i ketë kapacitetet e plota në koordinim me bashkësinë ndërkombëtare dhe si e tillë do jetë në shërbim të të gjithë qytetarëve dhe do t’i kontribuojë paqes”, ka thënë presidenti Thaçi. I pari i vendit e ka falënderuar ministrin Boshkoviq për prezencën e ushtarëve malazezë në kuadër të misionit të KFOR-it në Kosovë, që sipas tij “Mali i zi po i kontribuon paqes dhe stabilitetit”. Po ashtu, në këtë takim është diskutuar edhe për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, i cili duhet të përfundojë me njohje reciproke.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …