Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi ka ripërsëritur edhe njëherë qëndrimin e tij për ndarjen e kufijve. Ai ka rikonfirmuar se nuk do të ketë ndarje, as shkëmbim por korrigjim te kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. “Jo ndarje të Kosovës, por po shkëmbimit të territoreve, ky ishte qëndrimi realist dhe i guximshëm i Presidentit, Ibrahim Rugova në vitin 1994. Ndërsa, qëndrimi im sot si kryetar i Republikës së Kosovës ka evoluar dhe është i qartë: jo ndarje, jo shkëmbim, po korrigjimit të kufirit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për të mundësuar bashkimin e Preshevës, Bujanovcit dhe Medvegjës me Kosovën”, ka shkruar kryetari, Hashim Thaçi.
