Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se të dielën do t’u drejtohet qytetarëve për gjithë atë që ndodhi këtë javë. Në një postim të tij ai ka shkruar: “Motra dhe vëllezër. Miq të dashur. Sapo kam zbritur në Aeroportin, ‘Nëna Terezë’, në Tiranë, ndërkaq, të dielën në mbrëmje do t’ju drejtohem me një fjalë nga zyra ime. Ai ka shkruar me këtë rast se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e UÇK-së. Ju uroj një fundjavë të qetë dhe mbetem me shpresë të plotë se ditët më të mira për Kosovën dhe kombin shqiptar i kemi përpara. Gjithmonë i juaji, deri në fund, ka thënë kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi.