Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi mirëpriti miratimin e rezolutës për vëllezërit “Bytyçi” nga Senati amrikan. “E mirëpres miratimin e rezolutës nga Senati që shpreh pakënaqësi me vonesat që po bën Serbia në dënimin e fajtorëve për vrasjen e vëllezërve Bytyqi nga aparati shtetëror serb në vitin 1999”. Ai ka thënë se kjo rezolutë mundëson që të shtyhet përpara çështja në instancat më të larta të Amerikës por gjithashtu sipas tij, tregon se kur është në pyetje Kosova, Amerika është një, pa dallime partiake. “Për ne është inkurajim që të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi për të gjitha viktimat e regjimit serb në Kosovë dhe se drejtësia për vëllezërit Bytyqi më në fund do të vihet në vend”, ka shkruar Thaçi.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …