Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris është takuar edhe kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi në Paris ka takuar edhe me kryetarin e Rusisë, Vladimir Putin

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi,  në Paris, ka takuar presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Ai në rrjetin social i ka postuar disa fotografi me kryetarin rus. Thaçi thotë me kreun rus ndër tjera ka biseduar për Dialogun për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe mundësisë së arritjes të një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse ligjore dhe obliguese. “Lidhur me këtë çështje, presidentii Putin ishte i qartë. “Nëse ju (Kosovë –Serbi) arrini marrëveshje paqësore, Rusia do ta mbështes këtë marrëveshje”, ka shkruar Thaçi. Ende nuk dihet nëse në këtë takim me presidentin e Rusisë, e cila e ka fuqinë e vetos në Këshillin e Sigurimit është biseduar edhe për tejkalimin e kësaj vetoje, në rast se Kosova dhe Serbia arrijnë një marrëveshje të paqes.

Kontrolloni gjithashtu

Mesazhi i Pashkëve Katolike: Nuk duam vetëvrasjen e kombit

Besimtarët e krishterë po urohen nga autoritetet më të larta për Festën e Pashkëve

Autoritetet më të larta të vendit, kanë uruar besimtarët e krishterë për Festën e Pashkëve. …