leoni

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi nesër në Këshillin e Sigurimit do të përballet me kryetarin serb Vuçiq, për ushtrinë

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi nesër në Këshillin e Sigurimit do të përballet me kryetarin serb Vuçiq, për ushtrinë

Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi dhe ai i Serbisë Aleksandar Vuçiq do ta kenë përballjen e parë në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Të hënën në mbrëmje, prapa dyerve të mbyllura, Këshilli i Sigurimit mban mbledhje me kërkesën e Serbisë, pas kalimit në Parlamentin e Kosovës të pakos së ligjeve që i japin mandat shtesë Forcës së Sigurisë të Kosovës. Përballja e dy presidentëve do të zhvillohet vetëm dy ditë pas tranformimit me ligj të FSK-së në ushtri dhe një ditë pas miratimit në Kuvendin e Kosovës të rezolutës, ligjit dhe Ekipit Negociator për bisedime me Serbinë. Të premten, me votat e të gjithë deputetëve, përveç atyre të Listës Serbe, kuvendi miratoi tre projektligjet që i japin mandat ushtarak mbrojtës Forcës së Sigurisë të Kosovës. Ndërsa sot, deputetët e mazhorancës, sërish pa ata të Listës Serbe, por me votat e Partisë Socialdemokrate, miratuan rezolutën dhe ligjin që rregullon bisedimet me Serbinë, si dhe përbërjen e ekipit që do t’i zhvillojë bisedimet.

Kontrolloni gjithashtu

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama

Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …