Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi dje në Uashington kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi dje në Uashington kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq

Kryetari i Kosovës, Hashim Thaçi, takoi dje në Uashington kryetarin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Thaçi tha për Radion Evropa e Lirë se në takim është diskutuar për “domosdoshmërinë e një zgjidhjeje paqësore të çështjeve Kosovë-Serbi” dhe për “mundësinë e arritjes së marrëveshjes përfundimtare”. “Takimi ka qenë korrekt, konstruktiv, pa ndonjë të veçantë. Është treguar një vullnet i mirë që gjërat të çohen përpara në interes të të dyja vendeve”, shtoi ai. Thaçi bëri të ditur se takimi është zhvilluar me ftesë të të dërguarit të posaçëm për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Richard Grenell, ndërsa i pranishëm ka qenë edhe këshilltari për Siguri Kombëtare i Amerikës, Robert O’Brien.

Kontrolloni gjithashtu

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci

Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …