Kryetari i Kosovës Hashim Thaçi ka thënë se edhe pse u bënë 21 vjet nga vrasja makabre e vëllezërve Bytyqi: Yllit, Agronit dhe Mehmetit, nga strukturat e Serbisë, kryesit e këtyre vrasjeve ende nuk janë ballafaquar me drejtësinë.“Serbia jo vetëm që nuk i ka dënuar përgjegjësit e këtij krimi, por ata i ka privilegjuar, duke i vënë në struktura udhëheqëse të shtetit serb”.“Të gjitha krimet monstruoze mbi popullsinë shqiptare u planifikuan dhe u ekzekutuan nga shteti i Serbisë”, ka shkruar Thaçi në llogarinë e vet në “Facebook”.
Kontrolloni gjithashtu
Dhjetëra të vrarë nga dhuna sektare në Pakistan
Dhuna sektare mes sunitëve dhe shiitëve në Pakistan, ka shkaktuar dhjetëra të vrarë. Gjatë tri …