leoni

Kreshnik Radoniqi: Me zor nuk mbahen zgjedhjet, në veri të Kosovës

Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se mos certifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore

Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Kreshnik Radoniqi, ka thënë se mos certifikimi i Listës Serbe nga ky organ nuk ka bazë ligjore, duke shtuar se aplikimi i Listës Serbe ka kaluar në filtrat e verifikimit të Zyrës për Certifikimin e Partive Politike. Radoniqi ka thënë se çështjet që janë ngritur dje në mbledhjen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për sa i përket Listës Serbe, janë çështje të organeve të drejtësisë dhe jo të KQZ-së. Lista Serbe dje nuk është certifikuar për të marrë pjesë në zgjedhje, ku pro certifikimit ishte veç Radoniqi, ndërsa kundër ishin dy anëtarët e Vetëvendosjes, ndërsa   anëtarët e partive të tjera nuk kanë marrë pjesë në votim.

Kontrolloni gjithashtu

Misioni OSBE falënderoi sot Shqipërinë për kryesimin e zyrës së saj gjatë vitit 2020

OSBE-ja e Amerika bëjnë thirrje për garantimin e demokracisë dhe lirive politike, në procesin e certifikimit të Listës Serbe

Misioni i OSBE-së në Kosovë ka shprehur kundërshtim  për mos certifikimin e Listës Serbe, partisë …