Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, gjatë qëndrimit në vendin tonë ka folur sot për procesin e vaksinimit kundër virusit korona, duke saktësuar se në bazë të informatave që ka marrë përqindja e të vaksinuarve në Kosovë, është më e lartë sesa në Kroaci. Kjo sipas tij tregon se qytetarët e Kosovës janë të përgjegjshëm. Kryetari i Kroacisë në konferencën për media pas takimit me kryetaren Vjosa Osmani ka folur edhe për iniciativën “Open Ballkan”. Milanoviq tha se kjo iniciativë duhet t’i trajtojë të gjitha vendet në mënyrë të barabartë dhe nëse Kosova nuk përfshihet në mënyrë të barabartë atëherë kjo iniciativë është pa lidhje. Kryetari kroat në fund tha se Kosova duhet me këmbëngulje të kërkojë edhe njohje të reja.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …