Kryetari i Kroacisë, Zoran Millanoviq përshëndet Kosovën në garën tradicionale të kalorësve në Sinj

Kryetari i Kroacisë, Zoran Milanoviq, ka shprehur mbështetje dhe mirënjohje për Kosovën gjatë fjalimit të tij në garën  tradicionale të kalorësve në Sinj, e njohur si Alka e Sinjit. Ai e përshëndeti kryetaren,  Vjosa Osmani, dhe Kosovën veçanërisht, e cila ka kaluar nëpër sfida të ngjashme me ato të Kroacisë, por në kushte të tjera. Në fjalën e tij, Milanoviq theksoi se Kosova ka filluar me mbështetje të madhe ndërkombëtare, por ka humbur me kalimin e kohës. Ai shprehu shqetësimin për faktin se pesë anëtarë të BE-së dhe NATO-s ende nuk e kanë njohur Kosovës, duke e lënë atë në një situatë të vështirë. Mbështetja e Kroacisë  ndaj Kosovës është përmendur si një shenjë e fortë e miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet të dyja vendeve.

 

Kontrolloni gjithashtu

KMDLNj e quan “kriminale” rritjen e çmimit të energjisë – akuzon ZRrE dhe Qeverinë Kurti për neglizhencë ndaj qytetarëve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut reaguar ashpër ndaj vendimit të …