Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka pritur në takim Presidentin e Republikës së Maltës, George Vella. Në takim, kryesisht u bisedua për raportet në mes të dyja vendeve dhe proceset aktuale nëpër të cilat po kalon Kosova. Kryekuvendari, Glauk Konjufca vlerësoi se marrëdhëniet ndërmjet dy shteteve tona janë shumë të mira dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e mëtejmë të bashkëpunimit në çdo fushë me interes të ndërsjellë. Nga ana tjetër, presidenti i Maltës, George Vella shprehu gatishmërinë për intensifikimin e bashkëpunimit dhe fuqizimin e partneritetit dypalësh, si dhe ritheksoi përkushtimin për të qëndruar përkrah Republikës së Kosovës në rrugën e saj të integrimit evropian.
Kontrolloni gjithashtu
Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit
Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …