Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka takuar sot ambasadorin e Norvegjisë në Prishtinë Jens Erik Grondahl, me të cilin ka biseduar për marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve dhe zhvillimet aktuale politike në vend dhe rajon. Konjufca vlerësoi lart mbështetjen e deritashme të Norvegjisë për Kosovën në shumë fusha, ndërsa theksoi domosdoshmërinë që kjo përkrahje të vazhdojë edhe në të ardhmen. Ai tha se perspektiva evropiane e Kosovës është rruga të cilën e përkrahin pa dallim të gjitha institucionet dhe spektri politik në vend, andaj përkushtimi për përmbushjen e detyrave që përshpejtojnë këtë proces është punë me prioritet. Ambasadori Grondahl tha se Norvegjia ka qenë afër Kosovës në të gjitha fazat e zhvillimit të saj, duke dhënë kontribut të çmueshëm në këtë drejtim. Ai shprehu gatishmërinë e shtetit të tij për të përkrahur Kuvendin e Kosovës, nëpërmjet projekteve që lehtësojnë punën e administratës dhe të ligjvënësve.
Kontrolloni gjithashtu
Kryekuvendari, Konjufca, deputetët, Pal Lekaj, Time Kadrijaj, Baftiu, Aida Dërguti e Teuta Haxhiu, deklarohen të pafajshëm
Kryekuvendari, Glauk Konjufca, deputetët Pal Lekaj dhe Time Kadrijaj, si dhe ish-deputetet Besa Baftiu, Aida …