Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, sot, në kuadër të shënimit të Epopesë së UÇK-së dhe rënies heroike të Komandantit Legjendar Adem Jashari e të anëtarëve të tjerë të Familjes Jashari, bëri homazhe dhe vendosi lule në Kompleksin Memorial në Prekaz. Veseli tha se raste të tilla si ky, kur një individ dhe një ngjarje ndryshon gjithë historinë e një kombi, janë të rralla në historinë e popujve. Ai tha se Epopeja e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, e cila, me Komandantin Legjendar Adem Jashari, me luftën, qëndresën dhe sakrificën e tij, ndryshoi rrjedhat e zhvillimeve të gjithmbarshme të kombit tonë, është rasti më unikat në historinë botërore. Kryekuvendari tha se ata që duan fqinjësi të mirë, do ta kenë atë, ndërsa ata që nuk e respektojnë shtetin e Kosovës, po ashtu do të përballen me të njëjtën qasje.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …