Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli është takuar me një delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar. Sipas Veselit, aty është diskutuar për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019, transmeton lajmi.net. “Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat”, ka shkruar Veseli. “Me delegacionin nga Fondi Monetar Ndërkombëtar diskutuam sot për stabilitetin makro-fiskal të Kosovës dhe për Buxhetin e vitit 2019. Ky buxhet është real, i balancuar dhe i fokusuar kryesisht në investime kapitale dhe në zhvillim të vendit. Kosova vazhdon të jetë i vetmi vend në Ballkan që ka një borxh publik shumë të ulët, me një rritje ekonomike stabile dhe me një planifikim buxhetor i cili siguron stabilitet për institucionet publike dhe stimulon sektorin privat. Viti i ardhshëm do të jetë vit i zhvillimit të qëndrueshëm ekonomik, i shumë projekteve të mëdha në të mirë të qytetarëve dhe i hapjes së vendeve të reja të punës në sektorin privat”, ka shkruar ai.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …