Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka reaguar pas deklaratave të fundit për fryrjen e listave të veteranëve duke thënë që nuk ka dilemë që ka rritje të numrit të tyre. Vesli ka kërkuar hetim në mënyrë të plotë dhe të paanshme për këto lista. Një shqetësim i tillë më është shprehur nga shumë bashkëluftëtarë, gjë që më ka bërë edhe mua të kërkoj deri në fund hetimin e këtij procesi. Kam kërkuar qysh në fillim që për këtë drejtësia ta thotë fjalën e saj. Çdo pretendim për mashtrime në listat e veteranëve duhet të hetohet në mënyrë të plotë dhe të paanshme. Me vjen keq për luftëtarët e UÇK-së, që dikush po tenton të njollosë kontributin dhe sakrificat e tyre. Por, edhe këtë betejë, të mbrojtjes së vlerave të luftës sonë, bashkëluftëtarë, do ta fitojmë, duke vendosur para drejtësisë, me emra dhe mbiemra, të gjithë ata që kanë hyrë në këto lista pa qenë luftëtarë të lirisë”, ka thënë Veseli.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …