Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli me anë të rrjetit social e ka shprehur dhembjen për ndarjen nga jeta të Hilmi Haradinajt. Ai ka thënë se atë e ka njohur në ditët më të vështira të vendit. Veseli ka theksuar se konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës.
“Lajmi për vdekjen e bacës Hilmi më pikëlloi shumë. E njoha në ditët e vështira për Kosovën, atëherë kur së bashku me djemtë e tij e qindra të tjerë nga e gjithë Kosova po krijonim Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Konaku i bacës Hilmi ishte konak i lirisë së Kosovës. Ngushëllime kryeministrit Haradinaj, familjes, miqve dhe të gjithë atyre që patën rastin ta njohin këtë burrë të nderuar të Dukagjinit dhe mbarë Kosovës”, ka shkruar Veseli.