Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, udhëtoi për vizitë zyrtare në Bruksel, ku pritet të realizojë një agjendë të pasur takimesh me zyrtarët më të lartë të Parlamentit Evropian, të Komisionit Evropian dhe Parlamentit belg. Nesër më 17 shkurt, kryetari Veseli do të fillojë agjendën e takimeve me kryetarin e Parlamentit Evropian, Martin Shulc, në Parlamentin Evropian, ndërsa më pas do të takohet me nënkryetaren e Parlamentit Evropian dhe raportuese për Kosovën, Ulrike Lunacek, si dhe me raportuesin tjetër për Kosovën, Lars Adaktusson. Më pas, në Parlamentin e Belgjikës, ai do të takohet me kryetarin e Dhomës së Përfaqësuesve të këtij parlamenti, Siegfried Bracke. Në takime të veçanta, kreu i Kuvendit të Kosovës do të pritet nga Komisionari Johannes Hahn, në Komisionin Evropian, dhe Gjani Pittella, kryetar i grupit politik SD.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …